NJOFTIM PARAPRAK

 

Tirane, 06/10/2022

Kryesia e Shoqatese Pediatrike Shqiptare (APS), njofton se ne daten 18 Nentor 2022, në Hotel Rogner, do te zhvillohet Konferenca e 17 te Kombetare te SHPSH.

Në këtë takim, pas disa viteve te veshtira te perballjeve me Covid 19 dhe pasojat pas tij, jane te ftuar te marrin pjesë: mjek pediater e neonat, specialiste te sherbimit spitalor, atij paresor ambulator, mjek te konsultorit, infermier e studente te Fakultetit te Mjeksise, si dhe mjek pediater nga trevat shqiptare Kosove e Maqedoni. Tematika e Konferences do te jete nga te gjitha fushat e Pediatrise, per probleme qe shqetesojne cdo dite mjeket qe punojne me moshat pediatrike.

Afati i fundit i dorezimit te titujve te temave dhe emrat e autoreve perkates, do te jete 12/10/2022.

Pagesa prej 5000 ALL do te behen ne emer te ShPSh, prane BKT, me nr llogarie: SHOQATA PEDIATRIKE SHQIPTARE IBAN; AL3620511021200859CLOTCLALLE SWIFT: NCBAALTX deri ne diten e fillimit te konferences.

Pagesa do te perfshije:

1. Fee e rregjistrimit

2. Kuotizacionin vjetor te ShPSh

3. Dreke catering dhe kafet e pushimit

4. Dosje me kancelerin

5. Certifikaten e pjesmarrjes

Ju njoftojme qe nuk do te kete rregjistrim on site dhe nuk do te pranohet asnje forme tjeter rregjistrimi. Jane te lutur te gjithe koleget te respektojne afatet e pagesave dhe te dorezimit te materialeve qe do te prezantojne ne Konferencen Vjetore. Aktiviteti eshte ne proces akreditimi prane QKEV.

Per cdo informacion apo detaje mbi programin, rregjistrimin apo menyren e pageses, ju lutem, mos hesitoni te na drejtoheni ne adresat e meposhtme elektronike:

e-mail: info@aps.al apo te vizitoni Fb Page apo web site-in zyrtar te shoqates: www.aps.al/ Me respekt, ne emer te ShPSh:

Prof. Gjeorgjina Kuli D.Shk Artan Haruni