Capture.PNG

                                                                                                                                                                                               

SHOQATA PEDIATRIKE SHQIPTARE

 

Njoftim mbi emërimin e Presidentit të ri të Shoqatës Pediatrike Shqiptare

Shoqata Pediatrike Shqiptare, e themeluar me vendim gjykate, funksionon bazuar ne statutin e shoqatës dhe akt-themelit te saj.

Duke qënë se statuti aktual, i rishikuar dhe i aprovuar në mars te vitit 2013, ka disa paqartësi dhe klauzola jo specifike për shoqatën tonë, krijohet një vakum në vijimësinë e shoqatës (të evidentuara nga mbledhja e anëtareve të Këshillit).

Në mbledhjen e saj të fundit, Këshilli Drejtues vendosi që të bëhen rregullimet dhe korrigjimet e duhura në Statusin e SHPSH.

U vendos të komandohet një President i ri, për një periudhe kohore te nevojshme deri në përgatitjen dhe aprovimin e një statuti te ri dhe përgatitjes së zgjedhjes së presidentit të radhës dhe organeve të tjera drejtuese, bazuar në legjislacionin përkatës të ligjit për OJF-të;

Në datë 30/03/2017, me aprovimin e Këshillit Drejtues, u vendos të komandohet Dr. Artan Haruni, si President i Shoqatës. Ky vendim u miratua nga të gjithë anëtarët e Këshillit dhe u aprovua nga Gjykata e Tiranës.