Capture.PNG

                                                                                                                                                                                               

SHOQATA PEDIATRIKE SHQIPTARE

 

PERKUJTIMORE

Para pak ditesh u nda nga gjiri i familjes dhe e  shoqerise, Dr. Shyqyri JOSA.
Shyqyri Murat JOSA, kalindur në Tiranë, më 14.06.1935. Ai është rritur dhe edukuar meparimet e vërteta  qytetare, në gjirin e një familjeje tradicionale dhe arsimdashëse tiranase. Pasi kreu ciklin e ulët në shkollën e mirënjohur “Kosova” në Tiranë, ai ndoqi studimet e shkollës sëmesme, gjatë periudhës 1950 – 1953, pranë Politeknikumit Mjekësor në Tiranë. Për rezultatetë larta, në përfundim të shkollës së mesme, iu dha e drejta për të vijuar studimet universitare jashtë vendit.
Gjatë periudhës 1953 – 1959 ndoqi dhe përfundoi me sukses dhe brenda afatit minimal studimet e larta pranë “Akademisë së Mjekësisësë Sofjes” në Bullgari. Ai u diplomua si “Mjek i Përgjithshëm” me rezultate të larta gjatë gjithë studimeve universitare.
Kthimi i tij në Shqipëri, përkoi me periudhën kur vendi kishte mungesa të theksuara në personelin e arsimuar mjekësor. Ai u emërua si mjek i përgjithshëmnë Kuçovë (ish Qyteti Stalin), ku ushtroi me përkushtim profesionin e tij, në periudhën janar 1960 deri janar 1963. Kjo periudhë ishte  një shkollë e dytë për të, ku dijet e përftuara në studimet e larta, arriti t’i aplikojë në pothuaj të gjitha specialitetet e fushës mjekësore, duke filluar që nga dhënia e ndihmës së parënë urgjencë, deri në rastet e rënda të trajtimit të të sëmurëve të moshave të ndryshme. Për përkushtimin, për dijet e tij në fushën e mjekësisëdhe për ndërtimin e marrëdhënieve korrekte në shoqëri, gjatë periudhës 1961 – 1962 Dr. Shyqyri Josa ka qenë anëtar i Këshillit Popullor të rrethit Kuçovë për problemet e shëndetit publik.
Përvoja e fituar si mjek u pasurua më tej me punën e tij në adminsitratën e Ministrisë së Shëndetësisë, ku punoi nga fillimi i vitit 1963, deri në gusht të vitit 1967. Me detyrën si Inspektor i Parë, në Shërbimin Pediatrik të vendit, pranë Drejtorisë së Mjekimit në Ministrinë përkatëse, ai kontribuoi në ngritjen cilësore dhe strukturimin e shërbimit pediatrik në Shqipëri. Ai iu përgjigj me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm të lartë, përmbushjes së detyrave në shërbim të ruajtjes së shëndetiti të nënës dhe të fëmijës.
Për përvojën dhe për punën e ndërtuar në këtë fushë, ai u emërua në gusht të vitit 1967 “Mjek Pediatër", pranë Spitalit të Pediatrisë në Tiranë, ku punoi për 25 vite deri në daljen e tij në pension, në shtator të vitit 1996. Në intervale të caktuara kohore, ai ka qenë nëndrejtor i spitalit, si dhe shef i pavionit të sëmundjeve gastro-hepatike. Gjatë vitit 1970, ai kreu një specializim afatmesëm në fushën e Gastro-hepatologjisë Pediatrike, pranë Klinikës Universitare të Romës, Itali.
Pas ardhjes nga specializimi, gjatë periudhës 1971 – 1972, përgatiti dhe mbajti leksionet: “Urgjencat Pediatrike”; “Sëmundjet gastro-intenstinale e hepatike”, në seminaret kualifikuese pasuniversitare të organizuara nga Ministria e Shëndetësisë, me mjekë të rretheve të ndryshme të vendit. Gjatë viteve 1973 – 1975, ka ndjekur mbarëvajtjen e shkollës 2-vjeçare pa shkëputje nga puna “Formimi i Infermierisë në pediatri”, duke hartuar edhe programin e kësaj shkolle. Në vijim, duke drejtuar specialitetin dhe shërbimin  e hepato-gastro-enterologjisë, ka kontribuar në specializimin e mjekëve shqiptarë dhe kosovarë, pranë kësaj klinike, duke i pajisur ata me dëshmitë përkatëse.

 

Ai ka punuar pranë Profesor Selaudin Bekteshit, një prej personaliteteve më të shquara të mjekësisë në përgjithësi dhe të pediatrisë shqiptare në veçanti. Parimet bazë të punës së Dr. Shyqyri Josa kanë qenë dhe mbetën shërbimi pa kushte për pacientët, sensibilizimi i shoqërisë dhe i familjarëve në shërbim të ruajtjes së shëndetit të femijëve. Për përkushtim të lartë profesional, me motivacionin: “Për punë të Palodhur në drejtim të mjekimit të fëmijëve dhe për drejtim e organizim të mirë të punës”, me dekretin nr. 6169 të datës 29.03.1980, Presidiumi i Kuvendit Popullor i akordoi Urdhrin e Punës “Për shërbim ne të mirë të popullit”.
Krahas kontributit të vyer profesional, Dr. Shyqyri Josa punoi vazhdimisht për t’u përditësuar me dijet bashkëkohore të fushës. Ai ka një aktivitet shkencor me referime në simpoziume shkencore brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu është bashkëautor i temave studimore, ku më të rëndësishmet janë: “Studimi i sëmundjes Wilson në Shqipëri”; “Studimi gjenetik i sëmundjes Wilson në Shqipëri”; “Lambiaza në moshën fëminore”, etj.
Ai është bashkautor i artikujve në revista të huaja ku vecohen : “Diarrea cronica da giargia lamblia”, Med Banbino, 1994, 3:158; “Epidemiologia della malattia di Wilson in Albania”, Med Bambino, 1995 3:158;
Ai ka shkruar rreth 17 artikuj në revista mjekësore ne vend. Katër prej tyre në “Buletinin e Shkencave Mjekësore”, tre në revistën “Shendetesia Popullore” dhe dhjetë në revistën “Shendeti”.
Një numër i konsiderueshëm i artikujve në shtypin periodik jo të specializuar , flet për aftësinë e Dr. Shyqyri Josa për të komunikuar dijet dhe mesazhet e fushës së mjekësisë për publikun e gjerë.
Pas daljes në pension, ai vijoi të ndiqte konferencat kombëtare dhe ndërkombëtar, të organizuara nga Spitali i Pediatrisë “Selaudin Bekteshi” , pranë Qendës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë . Ndëerkohë ai ka vijuar të ushtrojë profesionin e tij si mjek pediatër me kohë të pjesshme në klinika mjekësore të sektorit privat në Tiranë.
Dr. Shyqyri Josa ishte një njohës dhe përdorues i gjuhëve të huajabullgare, italiane dhe ruse.
Si pasion i vecantë i tij , jashtë fushës së mjekësisë, ka qënë dhe do të mbetet sporti, në vecanti ai i futbollit. Ka qënë anëtar i ekipit përfaqsues të futbollit të Poletiknikumit Mjekësor gjatë shkollës së mesme. Gjatë studimeve të larta, ka qënë pjesëmarrës në kampionatet e futbollit si lojtar i rregullt i ekipit përfaqsues të Akademisë së Mjekësise , Sofje. Gjatë punës në qytetin e Kucovës, ka qënë lojtar i ekipit të futbollit “Naftëtari” të këtij qyteti.